Janë liruar në procedurë të rregullt dy aktivistët e arrestuar pak më parë nga Policia e Kosovës, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.