Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është liruar tashmë nga mbajtja, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori ftoi policinë e shtetit në objektet e Federatës, duke aluduar në një sulm fizik nga kryetari Ademi.
Paparaci, raportoi ekskluzivisht të mërkurën për arrestimin e Ademit nga Policia e Kosovës dhe ndalimin e tij për 48-orë.