Dalibor Spasiç, është serbi tjetër i liruar nga parabugimi, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri.
Spasiq, është serbi i dytë që lirohet brenda pak ditësh pas, Nemanja Vllaskoviq, i cili gjithashtu, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazeatarëve në veri të vendit.
Për arrestimin e Spasiq kishte njoftuar edhe minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça.
“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, kishte shkruar Sveçla në ditën kur ishte arrestuar, Spasiç.