Raportohet se është liruar ish-polici serb, Dejan Pantiq. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i njëjti është liruar me kusht.
Kujtojmë se 56 vjeçari ishte arrestuar me 10 dhjetor nën dyshimin për sulm ndaj KKZ-së në Veri të Mitrovicës.
Si pasojë e këtij arrestimi, serbët kanë vendosur numër të madh të barrikadave në komunat veriore të Kosovës.