Është liruar nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.
Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.
Rasti 0, e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.