Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Lista e përbërë nga 110 kandidatë kryesohet nga Albin Kurti, ndërsa në vendin e dytë renditet Glauk Konjufca.
Në vijim pasojnë figura të njohura të kësaj partie, përfshirë Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila dhe Arben Vitia. Vetëvendosje ka listuar një përbërje të gjerë kandidatësh nga fusha të ndryshme, ndërsa thekson se lista synon të reflektojë përfaqësim shoqëror, profesional dhe gjinor.








