Në QKUK, pacientët ende vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave. Madje ka nga ata që detyrohen të blejnë edhe barna esenciale. E lista e shumë-folur, ka mbetur ende e vjetur e cila ishte formuluar në vitin 2013. Por për T7, kanë thënë se po punohet intensivisht për një listë të re, e cila si draft i parë do të jetë gati në Prill.
Familjarë të pacientëve të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkujdesen që t’i blejnë barnat e kërkuara nga stafi mjekësor. Për shkak të mundësisë së ndikimit në trajtim, ata nuk flasin para kamerës.
Por thonë se barnat më bazike dhe materialet tjera që janë në listën esenciale të barnave obligohen t’i blejnë.
Ka edhe të tillë që kanë nevojë për ilaçe që nuk janë fare në listën esenciale.
Ka 5 vite që lista aktuale esenciale e barnave është e pandryshuar, anipse zhvillimet në fushën e mjekësisë janë të mëdha.
Zyra e Auditimit Kombëtar, ka bërë një raport mbi menaxhimin e kësaj liste.
Donjetë Dreshaj nga ky institucion flet për zbrazëtirat në listën aktuale.
Sipas Dreshajt, VECMAS listës, telashe ka edhe me shpërndarjen e barnave sipas kërkesave të spitaleve.
Ndërkohë, prej vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komitetin Teknik për të punuar në listën e re esenciale të barnave.
Hoti thotë se në hartimin e listës po punojnë bashkë me ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues të spitaleve, subjekteve ekonomike e pacientëve.
Përfaqësues të Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, thonë se presin të krijohet listë e frytshme.
Pas përfundimit të punës së komitetit teknik, Lista e propozuar do t’i dërgohet ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli për miratim.