Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ndarë disa fotografi nga festa e fundvitit të Listës Guxo.
Përmes këtyre fotografive, Peci ka bërë të ditur se partia e tyre po vazhdon të funksionojë, shkruan “Jepi zë”.
Para disa javësh kryekuvendari Glauk Konjufca, ka deklaruar se koalicioni LVV-Guxo është stabil.
Ai mohoi zërat për përçarje mes tyre pas emërimit të Ministrit të ri të Shëndetësisë
Ndryshe, pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte krijuar një listë “Guxo”.
Pastaj garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes të cilës siguruan shtatë ulëse në Kuvend.
Osmani, u bë presidente e Faton Peci e Donika Gërvalla morën poste ministrash.