Lista Serbe ka dalë me një reagim pas marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.
Ata e mirëpresin marrëveshjen e arritur, derisa thonë se “u konfirmua se targat KM mbeten në përdorim, askush nuk do t’i heqë, e as nuk do të shqiptohen gjoba për qytetarët tanë që posedojnë automjete me targa KM”.
“Dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe në momentin e skadimit të regjistrimit ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të tyre KM si më parë.
Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM.
Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjatet vlefshmëria por të reja nuk do të lëshohen për momentin. Kujtojmë se qëndrimi ynë ishte që të mbesin targat KM, të mos konfiskohet prona e qytetarëve, të mos shqiptohen gjoba, e as të pengohet liria e lëvizjes së tyre. Kemi kërkuar që targat KM të mbeten, e jo të shtohet numri i tyre”, thuhet në reagimin e tyre./Indeksonline/