Rakiq: Qeveria nuk do ta kenë më përkrahjen tonë Lista Serbe ka marr vendim të mos jetë më pjesë e qeverisë Haradinaj. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se Qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se “shqiptarët tash do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve”. “Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, tha Rakiq në konferencën për media pas takimit me presidentin serb. Njëherësh, Lista Serbe, sipas tij, ka vendosur që gjatë muajit prill të themelojë në mënyrë të njëanshme Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Për këtë hap, ai tha se Lista Serbe ka marrë edhe mbështetjen e Vuçiqit. Lista Serbe, ka një grup parlamentar prej 10 deputetëve, prej të cilëve, nëntë janë serbë dhe një nga komuniteti goran. Po ashtu, kjo Listë mban poste ministrore dhe zëvendësministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe udhëheq me shumicën e komunave ku serbët përbëjnë shumicën. Largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës do të ndikojë që koalicioni aktual qeverisës ta humbte shumicën në Kuvendin e Kosovës, me çka do të rrezikohej mbijetesa e Qeverisë së Kosovës, çka rrjedhimisht mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.