Liverpool ka ndryshuar orarin e stërvitjeve për shkak të disa lojëtarëve që agjërojnë.
Mane, Salah e Keita, janë lojëtarët që i kanë kërkuar kapitenit të klubit të ndryshoj orarin e stërvitjeve, duke qenë se ishte e vështirë për ta të stërviteshin pasdite agjërueshëm, përcjell Jepi zë.
“Është e vështirë, por Liverpool u përpoq të bënte gjithçka më të lehtë për ne. Ne folëm gjithashtu me Mona [Nemmer] dhe ajo na bëri gjithçka më të lehtë për t’u siguruar që mund të agjëronim Ramazanin” tha Sadio Mane.