Liverpooli është fituese e EFL Cupës.
Reds në finale kanë mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 11-10.
Ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfundoi pa gola, shkruan Indeksonline.
Dy gola, nga një për secilën u anuluan nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.
Skuadra e Liverpoolit ishte më e saktë nga pika e bardhë.
Kepa ishte i vetmi që e humbi penalltinë pas 22 gjuajtjeve.
Kjo është hera e nëntë që Liverpool fiton këtë kompeticion.