Livoqi i Ulët i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.
Në emër të Shtabit të Degës, ka folur Avdyl Aliu, i cili ka thënë se kjo përkrahje e rugovistëve në Livoq të Ulët, është garanci e fitores së madhe të LDK-së në Gjilan.
“Faleminderit që gjithmonë keni qenë kampion në mbështetjen ndaj LDK-së, kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputetë, të cilët besojnë shumë se do të zgjidhen deputet dhe do të na përfaqësojnë denjësisht”, ka thënë Aliu.
Në tubim u tha se kur të gjithë ikën prej shtetit, doli LDK dhe sakrifikoi për shtet.
“Më 14 shkurt do ndodhë votimi, do të ndodhë demanti i sondazheve, analistëve dhe armatës së kuqe të rrjeteve sociale”, thanë ata.
Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK në Gjilan garon me Lirije Kajtazin (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).