Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në kuadër të ndeshjes hapëse të javës së parë në Superligën e Kosovës për edicionin 2024/25.
Llapjanët vijnë në këtë ndeshje pas aventurës evropiane, ku morën tri humbje dhe një barazim duke u eliminuar, ndërsa Gjilani me shumë ndryshime kërkon ta thotë fjalën e saj këtë sezon.
Tahir Batatina dhe Ardian Nuhiu kanë zgjedhur formacionet startuese për këtë ndeshje të fortë.
Llapi starton me Ilir Avdylin në portë, ndërsa në mbrojtje luajnë Muhamed Useini dhe Ilir Krasniqi. Hamdi Namani, Lulzim Peci dhe Ergyn Ahmeti janë në mesfushë, ndërsa sulm i është besuar Ardit Tahirit, Elvir Gashjanit dhe Blend Baftiu.
Në anën tjetër te Gjilani në portë ka zënë vend Kenan Haxhihamza, para tij Roganovic dhe Ramadani janë në qendër të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë ka emra si Rrahmani e Shabani. Sulmi i është besuar treshes Bilalli, Jarovic dhe Basa.
Llapi: Avdyli, Vokrri, Namani, Baftiu, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Peci, Useini, Gashijani, Tahiri.
Gjilani: Haxhihamza, Roganovic, Ramadani, Bilalli, Bilali, Basa, Kqiku, Rrahmani, Shabani, Ibrahimi, jarovic.