KF Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Hamdi Namani.
Namani është rikthyer pas katër viteve te llapjanët.
Ai ishte pjesë e Dritës për katër sezone, ku korri mjaft suksese.
“Lumi do jetë forcë shtesë e ekipit tonë për stinorin e ri pasi që kualiteti dhe angazhimi i tij nuk ka nevojë për shumë koment”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit llapjan.