Llapi ende nuk e ka definuar çështjen e trajnerit, por kjo nuk po e pengon të punojë në rrafshin e përforcimeve. Anëtari më i ri i skuadrës llapjane është Arbnor Ramadani. Mesfushori i talentuar ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti”.
24-vjeçari Ramadani karrierën e ka nisur te Drita dhe deri më tani ishte pjesë e skuadrës nga Gjilani ku edhe u shpall kampion i stinorit që lamë pas. Ramadani regjistroi 14 paraqitje për Dritën në stinorin e kaluar. ‘Noli’ ishte i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe premton maksimumin për Llapin në edicionin e ri.
Llapi rrëmben mesfushorin e Dritës
