Llapi vazhdon të besoj në titullin kampion, derisa regjistron fitoren e dytë më radhë. Djelmoshat e Xhengis Rexhepit triumfuan minimalisht ndaj Gjilanit 0-1 në udhëtim me golin e vetëm të realizuar nga Elvis Prençi në fundin e ndeshjes.
Skuadra e Gjilanit ishte më e mirë para tifozëve Skiftera, duke krijuar raste shënimi dhe duke mos lënë ndonjë rast për llapjanët.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte vendimtare, ku dy rastet e mos konkretizuara nga vendasit u hakmorrën në fund.
Një gabim fatal në mbrojtje e vuri Behar Maliqin në pozitë të mirë për të asistuar.
Topin e tij e shfrytëzoi më së miri thellë në brendësi të zonës Elvis Prençi i cili nuk gaboi për 1-0 (81′).
Deri në fund Gjilani bëri përpjekje por nuk gjeti golin e barazimit.