By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Llapjanët nuk i “duan” semaforët, ndalen me vendim të Komunës: Veç po pengojnë në trafik
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Llapjanët nuk i “duan” semaforët, ndalen me vendim të Komunës: Veç po pengojnë në trafik

Përditësimi i fundit: February 11, 2023 7:34 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Semaforët në komunën e Podujevës, tash e një kohë të gjatë, qëndrojnë aty, por janë jashtë funksionit. Nga komuna thonë se semaforët janë në gjendje të rregullt, por që vendimi për t’i ndalur është marrë në bashkëpunim me qytetarët.

- Advertisement -

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, semaforët veç se e vështirësojnë gjendjen në komunikacion. Derisa shtoi se do t’i funksionalizojnë në momentin kur e shohin të nevojshme dhe kur të bëhen matjet e duhura.

“Po, realisht semaforët, është e vërtetë që janë jashtë funksionit dhe kjo ka ndodhur si pasojë e një vendimi, që ne e kemi marrë si komunë që ta bëjmë ndaljen e tyre. Semaforët janë në gjendje shumë të rregullt dhe nuk kanë ndonjë defekt, ne mund t’i funksionalizojmë atë dite qe ne të vlerësojmë që duhet t’i funksionalizojmë, mirëpo arsyeja e ndaljes ka ardhur për shkak se ne kemi vlerësuar se këta semaforë përveç se nuk e rregullojnë komunikacionin, këta e vështirësojnë edhe më shumë. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumë qytetarëve, të cilët e frekuentojnë rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, që këta semaforë janë vetëm pengesë për komunikacionin”, u shpreh Selimi.

Sipas Selimit, edhe pse semaforët nuk janë në funksion, kjo nuk do të thotë që ata do të mbeten edhe për shumë kohë të tillë. Por, për një ndryshim të situatës, duhet bërë matjet e sakta, si dhe kohëmatësi të jetë i saktë. Pas kësaj, është në proces edhe një kontratë e cila ka për synim mirëmbajtjen e semaforëve.

“Ne i kemi ndalur, por kjo nuk do të thotë që nuk do të funksionalizohen, me aq sa kemi parë ne, me ekspert të komunikacionit, kemi vlerësuar se kohëmatësi i cili është vendosur në këta semaforë, nuk është adekuat për rrugën kryesore “Zahir Pajaziti”, dhe me rrugët me të cilat kryqëzohet, prandaj kemi menduar që ta bëjmë një kontratë të re për mirëmbajtjen e tyre, dhe ta vlerësojmë saktë, së bashku me ekspertë të komunikacionit, dhe ta bëjmë ndryshimin e kohëmatësit”, potencoi Selimi për KP.

Shtegu i biçikletave, është një arsye tjetër, që semaforët nuk po i kthehen funksionimit. Për këtë arsye, është paraparë edhe kontrata e cila parasheh ristrukturimin e tyre, e cila mund të zgjasë më së shumti një muaj e gjysmë. Në këtë kontratë, është biseduar edhe për një palë semaforë të tjerë, por që kjo pjesë, mbetet akoma në mëdyshje, deri në matjet e sakta të semaforëve si dhe nëse shihet nevoja e madhe për vendosjen e tyre.

“Tash është edhe një gjë tjetër e cila nuk është duke na dhënë mundësinë t’i lëshojmë këta semaforë. Rruga “Zahir Pajaziti”, ka qenë me tre korsi dhe ne kemi marrë vendim që ta ndajmë një shteg të biçikletave në atë rrugë, dhe tash shtegu i biçikletave, e ndërron edhe pozicionin e semaforit… Ne tash jemi në fazën përgatitore të një kontrate të re për sinjalisitikë, për shënjezim horizontal dhe vertikal. Në kuadër të sinjalistikës ne kemi paraparë edhe mirëmbajtjen e semaforëve, dhe me të lidhur këtë kontratë, e cila nuk e di se kur do të lidhet, për shkak se kjo mundësia e ankesave, mundet ta shtyjë pak kontratën, nëse jo, brenda një muaji e gjysmë, dy më së shumti, ne shpresojmë që ta bëjmë ristrukturimin e tyre dhe t’i bëjmë funksional… Me kontratën e re, të cilën jemi duke e nisur për sinjalistikë, ne kemi paraparë edhe një palë semaforë… Të shohim, nëse ka nevojë për vendosjen e semaforëve, ne do t’i nisim procedurat, do të marrim masat, por kjo nuk do të thotë që do të vendosim semaforë pa i bërë matjet e sakta dhe pa e parë nevojën shumë të madhe për vendosjen e semaforëve”, shtoi drejtori Selimi.

Semaforët në Podujevë ishin vendosur në dhjetor të vitit 2019, 20 vite pas luftës dhe në atë kohë ishin bërë temë diskutimi në gjithë Kosovën.

Këta semaforë siç duket do të mbesin të ndalur edhe për një kohë, derisa të bëhen vlerësimet e duhura dhe të lidhet kontrata për mirëmbajtjen e tyre.

/GazetaSinjali/

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet
Vetaksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë.( VIDEO )
Sc Gjilani : Sot Futbolli mbarë shqiptarë pësoi një humbje të madhe.
Banesa e ëndrrave tuaja në “Monopol City” – Gjilan
Dallaveret me subvencione në Bujqësi, 31 persona përfundojnë në pranga
Artikulli i mëparshëm Stresi jep fjalë të mëdha: S’shkeli më në Kosovë nëse Xhuli e fiton BBVK, do të shkruaj libër
Artikulli tjetër Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.