Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka bashkëndjerë me familjarët e të lënduarve në aksidentin tragjik në Gjilan e ku një person mbeti i vdekur si dhe shumë të lënduar.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen të vdekurit nga ky aksident ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Ky është postimi i plotë i Llukës:
Të gjithë jemi me Gjilanin!
Bashkëndjejmë dhembjen me familjën e viktimës dhe të gjithë atyre të lënduarve.
Ngushëllime familjes së viktimës për humbjen!
Shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.
#meGjilanin