Shkruan: Murat Hoxha
Aktualisht jemi në një situatë kur “bosët” e politikës janë trazuar, po “rrezikohen” interesat e tyre madje edhe vetë personaliteti i tyre në kontekstin moral dhe politik. Ky trazim i shton shpresën qytetarit që ai do të lirohet prej tyre.
Megjithate loja me shtetin po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në “vdekjen” e tyre politike në radhë të parë, dhe kjo nuk duket që është shumë largë.
Barikadimi i tyre në mbajtjen domosdoshmërisht të pushtetit, ka prapavinë e vetë, sepse pas tyre supozohet të jetë një “mal” me abuzime, imoralitete, zhvatje pasurishë, në kurriz të qytetarit.
Asnjë qytetarë nuk duhet të ketë “hipoteka” për atë se kend ta votonë. Ata nuk duhen të “fshihen pas lisave të mëdhej” (citim- Lutfi Hazirit).
Në këto zgjedhje duhet të përkrahet programi i cili siguron apo bindë qytetarin që do të jetë i barabart para gjyqit, të ketë mundësi të barabarta në sport, të ndihet i trajtuar dinjitetshëm në shoqëri dhe institucione posaqërisht nëse ai është me nevoja të veqanta, të respektohet ushtari i FSK-së, polici i Kosovës, qytetari të jetë më i sigurtë, të merrë shërbime cilësore dhe efikase nga zyrtarët shtetëror, diaspora të jetë më e lumtur kur vjen në Kosovë, të gjithë ata që kryejnë fakultet të kenë siguruar punën, tu jepet rëndësi të veqantë edukimit professional dhe punësimit të tyre, të mos mbetet asnjë pëllëmbë Toke e pa punuar, subvencionet të mos jenë të abuzuara, të shërohet plaga e të pagjeturve, të trajtohen dinjitetshëm familjarët e tyre, familjarët e dëshmorve, veteranët e luftës, të kemi sigurimet shëndetësore.
Të krijohen burime të mjaftueshme të energjisë, të ndërtohen impiante pastrami të ujrave të zeza për tër Kosovën, të ngritet cilësia e edukimit, të ketë fonde të mjaftueshme për shkencë dhe teknologji, të zgjidhet qështja e pronave në Kosovë. Dhe shumë e shumë kërkesa të cilat qytetarët kanë nevojë immediate për të jetue në Kosovë, duke e parandalu ekzodin e të rinjëve, një numër i madhë i të cilëve është me edukim të lartë e professional.
Cilësia është hendeku në mes përceptimit dhe pritjeve, ky rezultat zakonisht është negative (rrallë herë i balancuar), por vlerat e deri tanishme janë shumë negative nga se premtimet ishin enorme të partive apo zbatimi në kuota margjinale të atyre premtimeve rezulton me një koeficient shume negative. Ky rezultat gjithsesi do të jetë shtytje për të vendosë se kujt ti ipet vota (cilës parti dhe cilit kandidat).
Votuesit, në veqanti të rinjtë duhet të zgjedhin partinë e cila ia plotëson kërkesat e tyre, që ia siguron perspektiven e tyre, ndërsa partitë duhet të hartojnë programe të cilat iu garantojnë pritjet e tyre, kështu duhet të funkcionon raporti parti – votues, ky dyhet të jetë kriteri themelorë e jo “lisi i madh”.
Uroj që nga këto zgjedhje të dalim të ekuilibruar, të del një Qeveri stabile dhe e fuqishme, të zgjedhet një president që është symbol i unitetit të shtetit, të rritet brutoprodukti përkatësisht bilanci financiarë i shtetit, të rritet mirëqenja e qytetarit, dhe kategorive të veqanta ( fëmijtë, pensionistët, të hendikepuarit etj.)
Uroj që nga këto zgjedhje të dalim faqebardhë. Jamë i sigurtë që presidenti do të zgjedhet, edhe Qeveria, do të fillojnë dalë-ngadal të ecurit vertikalisht, natyrisht duke na mbështetë Shtetet e Bashkuara të Amerikes, vendet e fuqishme dhe mike të Evropës.
Do të ndodhë rritja e bashkëpunimit rajonal, njoha nga pesë vendet të cilat ende nuk na kanë njoftë dhe liberalizimi i vizave.
Këto nuk janë fushatë e imja por janë kërkesa të qytetarëve të cilat me pak vullnet mund të realizohen, përndryshë ata që mendojnë edhe mëtutje të japing premtime jo të realizuashme le të ikin para se ta shohin veten në kanta të mbeturinave ashtu si që ka ndodhe në disa vende.
Mirë u pafshim më 14. Shkurt 2021.