Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka thënë se në vend se të rregullohet një kopsht gjelbërues i shoqëruar me një fontanë freskuese dhe një hyrje e veçantë për stafin mësimor të gjimnazit natyror, fatkeqësisht është vendosur një mekanizëm argëtues e joshës për nxënësit e kampusit të shkollave të mesme.
Ai tha se ndonëse ka një javë që ka filluar procesi edukativo-arsimor, këndi i lodrave për fëmijë, përkatësisht ngasje e veturave vazhdon të qëndron edhe më tutje para gjimnazit natyror dhe përballë shkollës ekonomike.
“Nuk jemi kundër bizneseve, por duhet dituar saktë, se ku duhet dhënë leja këtyre veprimtarive afariste. Gjithashtu është e çuditshme se si drejtuesit e dy shkollave më të afërta të kompleksit, por edhe të tjerave nuk e kanë ngritur fare zërin për këtë çështje bizare. Absolutisht e tmerrshme?!”, ka thënë Sylejmani, që është mësimdhënës.
Sipas tij, nuk ngritët cilësia e arsimit me këso veprimesh të pa menduara mirë dhe duke heshtur ndaj së keqes.