Shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit pritet që nesër të dërgohet tek presidenti Hashim Thaçi nga krye parlamentari Kadri Veseli, për tu dekretuar. Ndërkaq nga KDI u bë e ditur se muaji maj do t’i gjej të mbyllura të gjitha lojërat e fatit.
Ka kaluar një javë prej kur shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit u miratua në Kuvend. Ndërkaq në ditën e tetë sa parashihet me ligj do të dërgohet për tu dekretuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi prej kryetari të Kuvendit të Kosovës, bën të ditur Artan Murati nga KDI.
Fillimisht ai Ligj do të nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit në një afat prej tetë ditësh, pastaj i njëjti shkon për dekretim te Presidenti. Presidenti ka një afat tjetër prej 15 ditësh që mund ta nënshkruaj Ligjin apo ta kthejë nëse ka ndonjë shkelje kushtetuese ose ligjore. Kujtojmë Presidenti deri tani ka kthyer dy ligje, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjin për OJQ”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Murati.