Skuadra dhe stafi i Dritës, me të arritur në Nyon të Zvicrës, janë nënshtruar prap testeve të Covid-19 shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se tani skuadra dhe stafi i klubit gjilanas “FC DRITA”, janë në pritje të rezultateve, para nisjes për në Zvicër i’u janë nënshtruar testit për covid-19, ku lojtarët dhe stafi teknikë kanë rezultuar negativë.
Të shtunën skuadra gjilanase FC Drita zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me skuadrën Inter D’escaldes në Nyon të Zvicrës.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 ndërsa për shkak të pandemisë nuk do të lejohet publiku, kjo ndeshje do të transmetohet drejtëpërdrejt në RTK./RadioStar/