Pas humbjes me rezultat të thellë në derbin e qytetit, lojtarët e Dritës kanë zgjedhur një mënyrë ironike për të ngacmuar rivalët e tyre nga Gjilani shkruan Radio Star.
Në një video të publikuar, ata shfaqen me një kuti, brenda së cilës ndodhen katër hurma, simbolikë e katër golave të pranuar në përballjen e fundit.
Kastriot Tusha, një nga lojtarët e Dritës, i pyet shokët e tij se “A po e humb derbi rëndësinë për shkak të GG EZ?”, ndërsa ata përgjigjen pa e ditur se çfarë ndodhet në kuti. /radiostargjilan/