Hulumtimi i bërë nga Krista McLennan nga Universiteti Northampton tregon se lopët kanë “shoqe të ngushta”.
Për studimin, lopët u vendosën brenda një stalle për periudha prej 30 minutash dy herë. Një herë me një shoqe të preferuar, një “shoqe më të mirë”, dhe një herë me një lopë që nuk e njihnin. Gjatë kësaj kohe, u matën rrahjet e zemrës së lopëve.
Siç doli, kur qëndruan me shoqen e tyre më të mirë, rrahjet e zemrës së lopëve ishin dukshëm më të ulëta dhe ato përjetuan më pak stres në përgjithësi.
Këto gjetje jo vetëm që kanë implikime për industrinë e qumështit, por edhe për mirëqenien e kafshëve.
Nocioni se lopët kanë miqtë më të mirë tregon një shkallë të madhe personaliteti në specie dhe një dëshirë, jo ndryshe nga e jona, për të zhvilluar lidhje të thella me të tjerët. Jo vetëm që lopët janë më të qeta kur janë pranë një shoku, por ato janë në fakt edhe më të zgjuara. Në një studim të vitit 2014, studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë Britanike zbuluan se viçat e rinj që jetojnë vetëm performojnë më keq në detyrat e aftësive njohëse sesa ata që jetojnë me një shok, transmeton Klankosova.tv.