Prej pak ditësh është hapur aplikimi për lotarinë amerikane, formulari i të cilit plotësohet çdo vit nga qindra mijëra shqiptarë.
Dje, faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka dhënë një sërë udhëzimesh për mënyrën se si të plotësohet formulari i aplikimit, shkruan Tch.
Mes të tjerash, në mesazhin e Ambasadës theksohet se nuk lejohet aplikimi për më shumë se një herë gjatë të njëjtit sezon dhe se të gjithë ata që aplikojnë më tepër se njëherë, identifikohen nga sistemi dhe diskualifikohen.