Luan Aliu, për të dytin vit radhazi, do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku vendi do të prezantohet me Shtëpinë e saj (House of Kosova).
Aliu do të marrë pjesë gjithashtu në ngjarjet dhe diskutimet e “Davos Leadership Gathering”, me ftesë të organizatorëve, ku pritet të bashkëbisedojë me liderë, politikanë dhe ekspertë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë.
Për të dytin vit radhazi Kosova do të jetë në mesin e shteteve të pakta në botë që do të ketë shtëpinë e saj (House of Kosova), në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror i cili mbahet këtë javë.
Krahas vizitës në Shtëpinë e Kosovës, do të kem nderin të marr pjesë në ngjarjet dhe diskutimet që do të zhvillohen nga “Davos Leadership Gathering”, me ftesë nga organizatorët. Aty do të marrin pjesë dhe liderë, politikanë dhe ekspertë nga rajoni, Evropa e më gjerë.
Forumi Ekonomik Botëror përveçse mbledh liderët botëror në Davos të Zvicrës, është mundësi e mirë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi në shumë fusha, ku interes të veçantë kanë edhe teknologjia dhe mbrojtja.











