Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, së bashku me ministrin Xhelal Sveçla, kaluan një ditë me aktivitete dhe bashkëbisedime me qytetarët e Gjilanit dhe fshatit Zhegër.
Aliu tha se takimet filluan me një kafe në qytetin e Gjilanit, për të vazhduar më pas me një pritje të ngrohtë në odën e Kushtrimit në Lagjen e 8 dhe në odën e Naserit në Zhegër.
Statusi i plotë:
Dje, së bashku me ministrin Xhelal Sveçla, kaluam një ditë fantastike plot energji dhe bashkëbisedime me qytetarët tanë! Filluam me një kafe në qytetin tonë. Më pas, u mirëpritëm ngrohtësisht në odën e Kushtrimit në Lagjen e 8 dhe vazhduam në odën e Naserit në fshatin Zhegër.
Vazhdojmë përpara të pa lëkundur drejt #500k mbi #64%.
#LVV118
#CepmëCep
#LuanAliu64