Të dashur qytetarë, aktivistë, mërgatë dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ju falënderojë nga zemra për përkrahjen, angazhimin dhe besimin e palëkundur që na dhatë. Me vendosmërinë tuaj e forcuat besimin ndaj Qeverisë dhe nuk lëshuat pe përballë sfidave. Ky besim është forca që na shtyn përpara dhe garancia e rrugës sonë drejt sigurisë e begatisë.
Një falënderim i veçantë për secilin prej jush që me votën tuaj shprehët besimin ndaj nesh. Çdo votë ishte zë i fuqishëm, përgjegjësi e madhe dhe motiv shtesë për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh.
Bashkë vazhdojmë, bashkë punojmë, bashkë fitojmë.










