Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Luan Aliu, ka bërë të ditur se sot ka vizituar Tregu i Gjelbër i Gjilanit, një hapësirë moderne me produkte të freskëta vendore, ku investimet e komunës po i japin jetë të re ekonomisë lokale.
Gjatë takimeve me blerësit dhe shitësit, Aliu theksoi se u dëshmua energjia pozitive e këtij tregu, si dhe mbështetja e fuqishme dhe e palëkundur për Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ai nënvizoi se përkrahja e prodhuesve vendorë dhe zhvillimi i tregjeve lokale janë thelbësore për forcimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjilan.

