Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, së bashku me kandidatët për deputetë Arijeta Rexhepi, Bajram Mavriqi dhe Nijazi Isaku, ka vizituar odën e Dobërçanit, një lokalitet me mbështetje të jashtëzakonshme për Lëvizjen që nga vitet e para të themelimit të saj.
Aliu theksoi se banorët e këtij fshati, shumë prej të cilëve tani janë prindër, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të palëkundur të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai u shpreh se angazhimi i Lëvizjes për një të ardhme më të mirë vazhdon me përkushtim.
Statusi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë të jem prezent së bashku me kandidatët për deputetë, Arijeta Rexhepi, Bajram Mavriqi dhe Nijazi Isaku, në odën e Dobërçanit. Nga ky lokalitet, që nga vitet e para të themelimit të Lëvizjes dhe deri më tani, kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme. Atëherë, disa të rinj që tani janë bërë prindër, kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur.
Sot, si çdo ditë, cep më cep për 500 mijë zemra, për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
#CepmëCep #118LVV #AlbinKurti1 #LuanAliu64