Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka publikuar një fotografi me kryetarin e partisë, Albin Kurti, me mbishkrimin “Shihemi në sallë”.
Publikimi vjen në një moment kur partitë politike po zhvillojnë konsultime intensive lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Pas disa raundeve të konsultimeve dhe propozimit të Justina Pulës si kandidate për presidente, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar indikacionet se palët mund të jenë duke iu afruar një marrëveshjeje politike, me qëllim që të sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.
Fotografia e publikuar nga Aliu, së bashku me zhvillimet e fundit politike, po interpretohet si një sinjal se negociatat mes subjekteve politike mund të kenë hyrë në fazën përfundimtare.
Megjithatë, marrëveshja përfundimtare dhe votat e nevojshme mbeten për t’u konfirmuar në Kuvend.


