Luan Aliu i lindur më 6 korrik 1983 në Gjilan, studimet universitare i ka kryer në degën e Kriminalistikës.
Luani është një nga themeluesit e Qendrës së Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Gjilan dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin dhe konsolidimin e Lëvizjes. Aktualisht, ai mban postin e Nënkryetarit të Parë të Qendrës, duke kontribuar në mënyrë aktive në perfaqësimin dhe forcimin e strukturave lokale të Lëvizjes.
Gjatë qeverisjes Kurti 1, Luani ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit te Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka ofruar ekspertizë të vyer në fushën e sigurisë.
Në mandatin e tij si deputet ne legjislaturën e fundit, ai ka qenë anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe funksionalitetit të këtij institucioni.
Luan Aliu synon mandatin e ri me përkushtimin për të u angazhuar tutje në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.