Ky është postimi i deputetit Luan Aliu, i cili sot morri besimin e delegatëve për nënkryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Ky është postimi:
Sot në mbizotërimin e frymës demokratike përfunduam procesin e brendshëm zgjedhor në Gjilan, ku zgjedhëm kryesinë e Qendrës dhe delegatët për Këshillin e Përgjithshëm, me parimin një anëtarë, një votë.
Falenderime të veçanta për secilën aktiviste dhe secilin aktivist që sot propozuan dhe votuan që unë të jem Nënkryetari i parë i Qendrës së Gjilanit, dhe poashtu falenderoj për punën e jashtëzakonshme të anëtarëve të KZAQ-së për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të sotme.
Vazhdojmë bashkë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Komunën e Republikën e Kosovës, me vendosmëri për barazi, drejtësi dhe zhvillim.