By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Luftimi i dhunës ndaj grave duhet të prioritizohet nëpër Kuvende Komunale
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Luftimi i dhunës ndaj grave duhet të prioritizohet nëpër Kuvende Komunale

Përditësimi i fundit: March 10, 2018 11:52 am
RadioStar
Shpërndaje
????????????????????????????????????
Shpërndaje

Luftimi i dhunës ndaj grave duhet të prioritizohet nëpër Kuvende Komunale

- Advertisement -

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ndërmarrur aktivitete e aksione të ndryshme, duke adresuar gjendjen e rëndë në përgjithësi të Gruas në Kosovë dhe veçmas trajtimin e dhunës në familje me theks të veçantë dhunën ndaj Grave.

Të dhënat shqetësuese për dhunën ndaj grave në familje e bëjnë të domosdoshme vënien e kësaj çështje si prioritet në agjendën e punës së institucioneve të ndryshme publike, qofshin qendrore apo lokale. Statistikat flasin se mbi 40% e grave përjetojnë dhunë në familje, 1200 raste të dhunës në familje janë raportuar në 2017-ën, ndërsa 5 gra janë vrarë që nga viti 2016 nga dhuna e ushtruar në familje.
Këto shifra duhet të vejnë në lëvizje të gjithë, e veçmas institucionet shtetërore, që të ndërmarrin masa dhe veprime konkrete për parandalimin e dhunës në familje, e veçmas të dhunës ndaj grave.

Në funksion të kësaj dhe brenda rolit të pushtetit lokal, në komuna të ndryshme të Republikës, asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë iniciuar kërkesën e thirrjes së seancave të jashtëzakonshme të kuvendeve komunale, me vetëm një pikë të rendit të ditës “ Dhuna në familje, me theks të veçantë dhuna ndaj grave”.

Me këtë rast, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Vitisë, Shtimes, Kastriotit, Skenderajt dhe Kaçanikut janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme dhe janë thirrur seanca të jashtëzakonshme, në të cilat është diskutuar për pabarazinë gjinore në përgjithësi dhe për dhunën ndaj grave në veçanti. Fatkeqësisht, përkundër që ishte përmbushur kushti i thirrjes së mbledhjes së kuvendit komunal në komunën e Kaçanikut, seanca u pamundësua nga bojkotimi i asambleistëve të PDK-së.

Mospjesëmarrja e organizuar e asambleistëve të PDK-së në Kaçanik flet shumë për qasjen moskokëçarëse të kësaj partie politike ndaj kësaj dukurie.

Pas diskutimeve të shumta nga ana e kuvendarëve lokalë, kuvendet komunale kanë miratuar deklarata dhe rekomandime konkrete në drejtim të përmirësimit të gjendjes së grave. Përgjithësisht deklaratat dhe rekomandimet e miratuara njohin dhe pranojnë si shqetësuese gjendjen e gruas dhe e të qenurit të saj e parambrojtur nga lehtësia e padurueshme e dhunës dhe e shtypjes brenda shoqërisë sonë.

Kuvendarët lokalë, brenda rolit dhe përgjegjësive të kuvendeve komunale kanë identifikuar masa nga më të ndryshmet për të shprehur përkushtimin për t’u angazhuar në vazhdimësi për adresimin e dhunës në familje dhe parandalimin e saj, në bazë të kompetencave që ka komuna, si dhe në funksion të rritjes së vetëdijes institucionale dhe shoqërore mbi dhunën në familje. Kështu, kanë listuar veprime të caktuara si në vijim:

– Raportim në baza të rregullta në Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për rastet e dhunës në familje;
– Fuqizimi i mekanizmit Kundër Dhunës në Familje dhe raportimi një herë në vit në Asamble;
– Në raportimin e komandantit të stacionit të Policisë së Kosovës në komunë, të ketë informim të veçantë për dhunën në familje. Po ashtu, Policia e Kosovës të sigurojë linjë të veçantë telefonike për raportimin e dhunës në familje;
– Të shtohet përkrahja nga qeveria komunale për organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e grave nga dhuna;
– Profesionalizimi i stafit për Punë dhe Mirëqenie Sociale që do të merrej me gratë viktima të dhunës në familje;
– Krijimin komisioneve që do vlerësonin gjendjen e shfrytëzuesve aktual të banesave sociale, në mënyrë që këto banesa t’i kthehen Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale për nevojat e saja edhe për gratë viktima të dhunës;
– Shqyrtimi i mundësive që nga të hyrat vetanake të krijohet një fond i posaçëm për t’iu dalë në ndihmë grave viktima të dhunës në familje.
– Të fuqizohet mekanizmi për koordinim në Komunë mbi dhunën në familje, me qëllim që të përmirësohet koordinimi midis institucioneve përkatëse dhe të ofrohet një qasje e përmirësuar për raportim nga Njësia për të Drejta e Njeriut dhe Barazi Gjinore.
– Të organizohen fushata sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave, përmes punëtorive të ndryshme, e programeve në institucionet arsimore

Në ndërkohë, në komunën e Prizrenit janë zhvilluar aktivitete tjera, ku Kryetari i Komunës ka takuar gratë punonjëse të komunës me të cilat ka bashkëbiseduar për sfidat dhe pengesat që përballin gratë punonjëse gjatë angazhimit të tyre. Ndërkaq, në Besianë, Qendra e lëvizjes VETËVENDOSJE! ka organizuar tryezë të rrumbullakët me asambleistë, struktura lokale dhe OJQ, ku u diskutua për dhunën ndaj gruas.
Në këtë tryeze u konstatua, se ndër shkaqet kryesore të dhunës është gjendja e rënduar ekonomike dhe veçanërisht niveli i ulët i grave të punësuara. Potenciali i grave nënvlerësohet dhe nuk kanë hapësirën e duhur për të shfaqur talentet dhe kapacitetet e tyre për punë. Përveç dhunës fizike, problem që kalohet e nuk raportohet, është dhuna psikologjike që ushtrohet ndaj grave. Kurse përfaqësimi i grave në nivel të qeverisjes lokale është shumë i vogël.

IKSHPK, apelon qytetarët të reduktojnë daljen në ajër të ndotur
1 prilli – sot shënohet Dita e Gënjeshtrave, kjo është historia që fshihet pas
Vjollcë sjell këngën e saj më të re “Thuje”
Ushtarët amerikanë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR-i: Trupat tanë qëndrojnë të gatshëm për t’u vendosur dhe për të ofruar siguri
Hetemi i “vetburgosur” – çështja e higjenës dhe takimi me familjarë janë problematike, thonë avokatët
Artikulli i mëparshëm Nëse nuk luftohet korrupsioni, liberalizimi i vizave do të shtyhet edhe për kaq vite
Artikulli tjetër Besa Baftiu jep dorheqje nga te gjitha pozitat në Vetevendosje!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.