Për fat të mirë asnjë shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc nuk është infektuar me Covid-19. Këto të dhëna i dha gjatë ditës së sotme, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës, Ragmi Mustafa.
Ai dha detaje se si është gjendja e shqiptareve në Luginë.
“Situata në Preshevë, Bujanovc edhe Medvegjë. Presheva mbetet njëra nga komuna e rralla pa invektim me Covid-19. Në Bujanovc janë 4 persona të infektuar, e në Medvegjë është një person i infektuar me koronavirus. Deri më tani, mund të them është se asnjë shqiptar deri më tani nuk është prekur me Covid-19. Shqiptarët këtu po frikësohen se nuk do të marrin trajtimin e duhur në spitalin e Vranjës”, thotë ai.
Megjithatë, Mustafa, bëri thirrje tek institucionet e Kosovës që t’i ndihmojnë qytetarët e Luginës me mjete mbrojtëse dhe ndihma humanitare.
“Emergjente e kemi pajisjen me mjete mbrojtëse nga infeksioni dhe nevoja për ndihmë humanitare për qytetarët e Preshevës. Ne do të kërkojmë ndihmë nga të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë shqiptarët e Preshevës:, sqaroi Mustafa.