Luljeta Rexhepi-Dalipi nënë e katër fëmijëve tani e tri vite është në gjendje të keqe shëndetësore duke i humbur çdo ditë e më tepër shpresat se do ti rikthehet jetës normale dhe fëmijëve të saj.
Luljeta tani 34 vjeçare vuan nga sëmundja Hpetiti Kronik-ktiv, Nerkozë, Inflitrim Kronik-inflamator, kjo sëmundje Luljetën çdo ditë e më tepër po e shkatërron duke i humbur shpresat se do t`i gjendet shërimi adekuat.
“Rreth tri vite më parë kanë filluar shenjat e para të sëmundjes, nuk kamë lënë spital shtetëror e privat pa kërkuar shërim por gjerë më tani nuk ka asgjë konkrete, trupi imë çdo ditë e më tepër po venitet, kam plogështi, marramendje, kohë pas kohe edhe frymëmarrja më dobësohet, gjerë më tani kemi bërë shumë shpenzime financiare por pa sukses”, shprehet me vështirësi Luljeta.
Luljeta nënë e katër fëmijëve ka një lutje për të gjithë ata që kanë mundësi ti dalin në ndihmë për shërimin e saj.
“Pas shumë konsultimeve me mjekë shërimi im mundet të gjendet në shtetin e Gjermanisë ose në Francë i cili kushton rreth 20,000 euro, në të kundërtën shumë shpejt mundem të bie në komë dhe në homodializë pasiqë mushkrit kanë filluar të më dobësohen. I lus nga zemra të gjithë qytetarët nga të gjitha vendet për hirë të fëmijëve për hirë të familjes të më dalin në ndihmë sa më shpejtë që është e mundur, e di se është shumë vështirë por populli ynë sa herë që është kërkuar nga ata kanë dalur në ndihmë në mënyra të ndryshme duke shpëtuar edhe jetra të njerëzve, ju lutem më ndihmoni me solidaritetin e juaj jeta ime varet nga ju”, porosit me lot në sy Luljeta Rexhepi-Dalipi.
Të gjithë të interesuarit që kanë vullnet të mirë ti dalin në ndihmë Luljetës munden të paraqiten në numrin e saj personal 045-928-069.
Ndërsa, xhirollogaria e saj për këtë rast humanitarë është në Bankën Ekonomike 1406000062312438 në Gjilan.
Popullit shqiptarë saherë që është kërkuar ndihmë nga ata me zemër të madhe janë përgjigjur duke ju dalur shumë familjeve në ndihmë, andaj edhe kësaj radhe popull i nderuar ti dalim në ndihmë kësaj nënë të katër fëmijëve, e t’ju rikthejmë buzëqeshjen e lumturinë në familjen e Luljeta Rexhepi-Dalipi.