Adem Jashari vazhdon të jetë figura më unifikuese e kosovarëve në historinë e re të tyre.
Nuk ka odë në Drenicë por edhe shumë vende anë e mbanë Kosovës që nuk mbajnë një fotografi me figurën e tij, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, shëmbëlltyra e Adem Jasharit tani po mishërohet edhe në figurën e të birit, Lulzim Jasharit.
Ai ka lëshuar mjekër, duke marrë pamje thuajse si të babait, dhe një qëndrim kokëlartë.
Lulzimi që është afër të 40-ave, gjatë kohës kur i vranë familjen jetonte në Gjermani. Tani ai viziton shpesh vendin për të cilin dhanë jetën familja e gjerë e tij.
Ndryshe, marsi gjithmonë e gjen Kosovën në përkujtim të Jasharajve, e në fillim të këtij muaji shënohet po ashtu edhe Epopeja e UÇK-së.