Sot, dua t’i uroj postin e kryetarit te ri te KVRL-se Mehmet Zylfiut. Suksese!
E e sa per ardhjen e tij ne kete post, ngjarjet rrjedhen kesisoj:
Parregullesite dhe padrejtesite ne dy Kuvendet e fundit zgjedhore te KVRL:
1. Ne kuvendin e pare zgjedhor me 4 Shkurt 2019 tek i cili thirrja per kuvend ishte ne diten e shtune me 2 Shkurt 2019 ; Kuvendi nuk filloi ne oren e parapare! Arsyeja? – Kunder kandidati im nuk merte pjese ne kuvend.
2. Kuvendi nuk vazhdonte dhe organizatat nuk lejoheshin te antarsohen, poashtu kryetarja ne largim fshehte dokumentet dhe statutet e reja te vendosura nga kryesia e kaluar para saj. Duke ndjekur kete rrjedhoje te palakmueshme, komisioni per mbarevajtjen e punes u detyrua t’i kthehen statutit fillestar i cili ishte shpalle ne vitin 2008.
3. Manipulimet vazhduan gjate kohes sa komisioni mori kohen e tyre per t’i drejtuar keto zgjedhje sa me denjesisht.
4.Pasi qe organizatat e vjetra qe ishin te shkruara si antare disa prej tyre jane terhequr nga KVRL pershkak te parregullsive te meparshme (ashtu sic na kane njoftuar ata), disa jane joaktive apo edhe jane shuar, dhe keshtu me presionet nga zyrtaret komunal me pamundesonin mua qe te kandidoje per kryetar, e ndersa kunder kandidati im edhe pse sipas ligjit per rini nuk i lejohej te kandidonte per shkak te moshes, pasi kishte perkrahje nga zyrtaret rinor komunal arriti te fitoj.
Personalisht, se bashku me 15 organizata rinore qe veprojne ne Gjilan jemi terhequr nga ky kuvend i manipuluar teresisht.
Mbani ne mend: Edhe pse tendenca e zyrtareve ishte te shuajne rinine aktive e pasionante per ndryshime ne dobi te te gjithve, mua si vullnetar i vitit 2016 te komunes se Gjilanit me 1200 ore pune vullentare, dhe si Rotaract-ori i vitit 2016 (kur Rotaract Anamorava ishte shpallur clubi më aktive ne Ballkan sa i perket Rotaract-orëve) – nuk do me shuajne kurre deshiren qe ti ndihmoj te rinjeve kudo qe te kem mundesi!
Sinqerisht juaji (Rinise dhe te drejtes)
Lumi!
P.s “Pa u vra tradhetia, s’mundet m’u bashku rinia”!