Futbollisti nga Podujeva, i ka ndarë rrugët me klubin gjilanas, këtë e ka bërë të ditur vet lojtari Lum Namani shkruan Radio Star.
Sipas tij, dy palët kanë vendosur të shkëpusin bashkëpunimin dhe se tani Namani, nuk do të jetë pjesë e klubi të FC Dritës, nga klubi priten të largohen edhe lojtarë të tjerë.
Njoftimi nga lojtari Lum Namani:
Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme.
Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite, gjithashtu falemnderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , tifozet “Intelektualët” te cilet vazhdimisht kane qene mbeshtetja jone e madhe dhe te gjithe atyre qe kane punuar ne familjen bardhekalter!
Falemnderit Drita⚪️🔵