Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi i përbashkët që kishte pasur me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Abdixhiku në RTV Dukagjini tha se i ka kërkuar Kurtit një zotim që do të jetë konstruktiv kur nesër mund të ketë rotacion pushteti.
“Një gjë e kam kërkuar nga Albin Kurti në takimin e parë që e kemi pasur. A do të silleni njëjtë në të ardhmen siç po sillemi edhe ne? A do të merrni pjesë nëpër seanca? A garantoni që këtë precedent të konstruktivitetit ta bëni nesër kur ne do të fitojmë?”. Abdixhiku thotë se nga Kurti kishte marrë vetëm një gjysmë zotim. ‘’Mora një gjysmë zotimi, ta them të drejtën, as atë s’janë në gjendje ta bëjnë. Por, unë nuk dua të kem sjellje desktruktive siç kanë bërë të tjerët, sepse po të silleshim me atë metodë ne do të hidhnim gaz lotsjellës’’. I pari i LDK-së deklaroi se duhet ta krijojnë një shembull të ri se si duhet të jenë raportet pozitë-opozitë.