Ka përfunduar takimi në në mes të Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, kandidates për Presidente, Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kreu i LDK-së, pas takimit ka thënë se me këtë takim të sotëm kanë përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, gjersa pas formimit të institucioneve do të takohen edhe me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani. “Ne sot përfunduam takimin me Kurtin e Osmanin me të cilët diskutuam për temat e sekuencës së formimit institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje sepse pozicionet janë të qarta, VV është pozitë, ne opozitë. Ne do të jemi opozitë aktive dhe alternativë e re në skenën e ardhshme qeverisës.
Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me pretendenten për presidente dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK-së, VV-së, partive opozitare dhe në veçanti nismës së saj politike. Do të presim ftesën në javën e ardhshme”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve.
Kujtojmë se dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK tashmë kanë zyrtarizuar qëndrimet e veta kundër votimit të Osmanit për presidente dhe bërjes së kuorumit.