Gjilanasit mbështesin Arbërin!
Mijëra qytetarë u mblodhën sonte në shesh për kandidatin tonë për kryetar, Arbër Ismajli!
Nën mbështetje të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të shumë qytetarëve gjilanas, u prezantua kryetari i ardhshëm i këtij qyteti, Arbër Ismajli dhe ekipi i tij i jashtëzakonshëm e profesionist për Kuvendin Komunal.
Gjilanasit treguan që dëshirojnë ndryshim e vizion të ri. Arbër Ismajli është kryetari që do të punojë për qytetin, do të dëgjojë njerëzit dhe do të sjell rezultate zhvillimore. Me të dhe me ekipin e LDK-së, Gjilani do të ngrihet, do të zhvillohet dhe do të rikthejë shpresën për të ardhmen!✌️
#LDK113
#ArbërIsmajli #Gjilanipertej