Në kohën e pandemisë në të cilën ndodhemi le të ndalen investimet në infrastrukturë dhe në çdo gjë tjetër dhe le të fokusohemi në shpetimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve. Deri më tani bizneset fare pak kanë marrë ndihmë nga pushteti dhe për pasojë nuk po arrijnë as qiranë ta paguajnë e lëre më të bëjnë diç më tepër.
Për momentin, besoj se me ngulm duhet të tentojmë ta shpëtojmë disi sektorin privat, sepse me dështmin e tij jemi të gjthë të humbur. Rast konkret e kemi afaristin Lulzim Ahmeti (kafiteria “Corner”), i cili për shkak të qirasë dhe moslejilimt të punës në kohë pandemie, u detyrua ta mbyllë bisnesin e tij. Por, edhe sa të tjerë ndodhen në pozitën e Lulit dhe janë buzë falimentimit? Prandaj, e shoh të udhës që të shtyhen për më vonë ndërtimet e rrugëve e investimet e tjera të ngashme e ato mjete të drejtohen në shpëtimin e sektorit privat, sektor ky që na mbanë gjallë. Ata janë taksapaguesit më të mëdhenj dhe tani kanë nevojë për ndihmën e pushtetit. Rrugët mund të presin, por bizneset jo.
Lusim Zotin që sa më shpejtë të kalojë kjo pandemi e ti kthehemi normalitetit, sepse kjo kohë ka paralizuar çdo gjë dhe se mbështetja komunale për bizneset është në nivelin zero.
Gëzim Rrustemi
është pjesë e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, në Gjilani.
Luta le ti ndalë projektet e infrastrukutrës e ti ndajë nga 500 euro për qira të secilit biznes
Ndani këtë artikull