Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kandidaten për Asamble nga LDK, Mizafere Ismajli, kanë bashkëbiseduar sot me qytetarët e Deremahallës, prej të cilëve ka marrë mbështetje rekorde.
Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës së LDK-së, Arsim Bejtullahu, i cili ka shprehur falënderime për kryetarin Haziri, për ndërtimin e Çarshisë së Gjilanit, por edhe projektet tjera komunitare, derisa ka rikonfirmuar angazhimin e madh për ta bërë fitoren plebishitare më 17 tetor.
E kryetari, Lutfi Haziri, është shprehur falënderuar për këtë përkrahje që mori, derisa theksoi se pas ndërtimit të Çarshisë edhe në këtë pjesë, do të zhvillohen bizneset e vogla dhe do të ndërtohet Parku i Paqes.
“Pas ndërtimit të Çarshisë në pjesën ku preket edhe Deremahalla, do të zhvillohen bizneset e vogla, ndërkohë që në programin tonë e kemi edhe ndërtimin e Parku të Paqes prej 7,2 hektarëve.
Ju falëmnderit shumë për mbështetjen e jashtëzakonshme edhe në këtë garë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.