“Vec krahasojeni listën e LDK’së me të partive tjera. Janë emra të njejtë. Funksionojnë me logjikën ‘herë unë, herë baci’, nuk i ndërrojnë. Janë parti të kusherinjve. I kanë largu do emra, por mbiemrat i kanë të njejtë. Por, ky unitet i joni është përnjëmend dhe do të jemi vazhdimisht në terren për ta rritur masivitetin. Ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit. Ka ardhë koha e Vjosa Osmanit”.
Ky ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit, kryetar i Shtabit Zgjedhor në nivel nacional i LDK’së, gjatë adresimit para strukturave të partisë në nënshtabin e lagjes Dardania II.
Ndërkohë, kryetari i shtabit atje, Florim Maloku, theksoi para të pranishmëve se po punojnë natë e ditë që, jo vetëm të triumfoj LDK, por triumfi të jetë me rritje masive të mbështetjes.