Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdion të marrë mbështetje të jashtëzakonshme qytetare, për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Ky është takimi numër 36 i kësaj natyre që kryetari Haziri e zhvilluar gjatë ditës, ndërkohë që është shprehur se përkrahja qytetare i bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë.
“Faleminderit pafund për mbështetjen qytetare. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Isa Musliu, ish – kandidat për asamble aomunale nga radhët e LDK-së, ka konfirmuar angazhimin e jashtëzakonshëm shtëpi për shtëpi në lagjen Arbëria, ku edhe kanë marrë mbështetje të madhe nga qytetarët, pa dallim.