Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e drurit Euromodel, ku janë mirëpritur dhe njoftuar me punën nga pronari, Zenel Dushica.
Kryetari Haziri ka përgëzuar kompaninë për sukseset dhe punësimin e mbi 100 punëtorëve, duke thënë se është shembulli më i mirë i funksionimit në treg vendor, e veçanërisht në eksport në shtetet e Europës.
“Fabrika për prodhimin dhe përpunimin e drurit Euromodel është shembulli më i mirë i funksionimit në treg vendor, e veçanërisht në eksport në shtetet e Europës. Kjo kompani është shembull, po ashtu, edhe për gjenerimin e vendeve të punës. E përgëzoj pronarin, Zenel Dushica dhe zotohem për mbështetje dhe bashkëpunim me të gjitha kapacitetet komunale edhe në mandatin ne ri”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan