Kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë inauguruar sot edhe Tregun e Gjelbër.
Kryetari Haziri tha se ndjehet mirë që si janë dakorduar më herët, sot Tregu i Gjelbër po i dorëzohet tregtarëve.
“Siç jemi dakorduar, sot po e inauguaruam projektin e madh të Tregut të Gjelbër, për t’ia bartur në duart e tregtarëve. Tash Ndërmarrja Tregu është në duart tuaja, sikurse edhe Tregu i Gjelbër, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës, Tregu i Drunjve, përfshirë edhe pesë tregjet mobile. Në 3-4 ditët e ardhshme planiofikohet që të operacionalizohet pjesa kryesore. Meqë shumë shpejt e dorëzoj detyrën e kryetarit, dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunim tetë vjeçar