Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se atij që i ka përvjelë krahët për të treguar se është gati, do t’ia heqë duart nga kuletat e shtetit.
Ai kështu ka thënë gjatë tubimit qendror të këtij subjekti politik në Suharekë duke shtuar se ata që janë mësuar të mashtrojnë vetëm po i devalvojnë plagët e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Ky lloj referendumi për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryeministre është vullnet i kohës. Koha ka ardhur që të qohet LDK-ja në këmbë, në mënyrë që të bëhemi gardianë të kësaj republike që e kemi paguar me gjak dhe mund”.
“Ata që janë mësuar të mashtrojnë dhe manipulojnë janë vetëm duke i devalvuar dhimbjet dhe plagët e Kosovës”.
“A e keni parë atë tipin që i ka përvjelë krahët duke dashur t’u tregojë njerëzve që është gati, por ai i ka pasur krahët e përvjeltë që 20-30 vjet ne e dimë dhe ne do t’ia nxjerrim ata krahë prej kuletës së popullit sepse nuk i takon me i futë duart aq thellë”.